SI TË HAPËSH NJË BIZNES TË VOGËL NË SHQIPËRI… HAPAT E PARË

Keni bërë një plan biznesi dhe jeni gati për të nisur hapat e parë të biznesit tuaj por nuk dini nga t’ja filloni? Ndiqni këto hapa:

Së pari, hapni Niptin tuaj. Logohuni në e-albania me kredencialet tuaja personale dhe zgjidhni shërbimin Aplikim për Regjistrim Fillestar te Personit Fizik. Pasi shtypni opsionin përdor do t’ju dalë një formular i cili kërkon të dhënat e biznesit që doni të hapni. Mos u trembni… Plotësimi i këtij formulari është mjaft i thjeshtë. Në thelb kërkohen të dhënat që ju tashmë i keni tek plani juaj i biznesit: Fusha e veprimtarisë së biznesit, adresa e biznesit që do të hapni, të dhënat tuaja si email, telefon, adresa, Xhiroja, kostot dhe fitimi I parashikuar, nëse do të keni apo jo punëmarrës. Pasi të keni përfunduar mjafton të shtypni butonin dërgo dhe aplikimi juaj ka përfunduar. E-Albania do t’ju japë një numër me të cilin do keni mundësi të ndjekni aplikimin tuaj.

Pak ditë pas aplikimit do të dalë përgjigja për aplikimin tuaj. Mjafton ta kërkoni me numrin e dhënë nga e Albania në faqen zyrtare të QKB në rubrikën Kërko – Kërko në Regjistrin Tregtar- Kërko për statusin e Aplikimit të Subjektit. Nëse është është aprovuar do të dalë automatikisht NIPTI I biznesit tuaj.

Së dyti, Regjistroni biznesin tuaj në e-Albania dhe Shkarkoni Certifikatën e Regjistrimit. Logohuni në e-albania me kredencialet tuaja personale dhe klikoni butonin lart në të djathtë Regjistro një biznes. Futni të dhënat e biznesit tuaj dhe përfundoni aplikimin. Dilni nga faqja juaj personale dhe ri-logohuni me të dhënat që sapo regjistruat të biznesit tuaj. Kërkoni shërbimin Certifikatë Regjistrimi dhe ndiqni hapat e njëpasnjëshëm që jepen në faqen e ealbania. Printojeni Certifikatën e Regjistrimit dhe ekspozojeni në një vend të dukshëm në ambientet e biznesit tuaj.

Së treti bëni një kontratë qeraje në emër të biznesit. Mjafton të shkoni tëk noteri bashkë me palën qeradhënëse dhe certifikatën e regjistrimit dhe të bëni një kontratë. KUJDES!!! KY ËSHTË NJË DETYRIM LIGJOR I PASHMANGËSHËM.

Së katërti Fiskalizohuni. Përsëri në e-albania do të duhet të aplikoni për çertifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit. Mjafton ta përzgjidhni shërbimin Aplikim për çertifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit dhe të ndiqni hapat e njëpasnjëshëm që tregohen në këtë rubrikë dhe Brenda 3 ditësh pune AKSHI do të sjellë në emailin tuaj certifikatën elektronike. Pas marrjes së çertifikatës do t’ju duhet të kontaktoni me një nga kompanitë e liçensuara për shitjen e zgjidhjeve softëarike për lëshimin e faturave. Këto kompani janë të afishuara në faqen e tatimeve. Kompanitë që do të kontaktoni do t’ju japin zgjidhjet e duhura për faturimin sipas biznesit që doni të hapni.

Së pesti logohuni në faqen e tatimeve duke përdorur si kredenciale NIPTIN tuaj dhe passëordin Tatimetemia12, vendosni një passëord te ri. Deklaroni administratorin në rubrikën e/sig 027 dhe bëni një kërkesë për aktivizimin e tatimit në burim që do të duhet t’ja mbani qeradhënësit dhe ta derdhni në tatime. Kujdesuni që të bëni deklaratat në afatet e përcaktuara ligjore në mënyrë të tillë që të shmangni gjobat. Kujdes, për këtë hap do të ishte mirë të punësoni një economist ose specialist të fushës.

Së fundmi licensohuni nëse duhet. Jo çdo biznes duhet të liçensohet por një pjesë e bizneseve e kanë detyrim ligjor të licensohen. Ju rekomandojmë që procesin e licensimit ta ndiqni duke u konsultuar me bazën ligjore dhe ekspertë të fushës pasi biznese të ndryshme duhet të aplikonë në mënyra e institucione të ndryshme.

Nëse keni pyetje apo dëshironi t’ju asistojmë për hapjen e bzinesit tuaj dini ku të na gjeni.

4 TRENDE TË BIZNESEVE NË SHQIPËRI PËR 2021

Viti 2021, duam apo nuk duam ne ka sjellë një normalitet të ri si në aspektin personal ashtu edhe në bizneset tona. Nëse në 2020 COVID 19 përbënte një kërcënim të ri për bizneset e vogla, viti 2021 ka hapur dritaren e mundësive të reja për këto biznese.

  • EPOKA E INFLUENCERAVE

Duket te 2021 më shumë se çdo vit ka qënë dhe vazhdon të jetë veza e artë për një kategori personash të cilët kanë ndikim të gjërë tek njerzit. Ky ndikim është rritur në përmasa të paimagjinueshme falë zhvillimit që pësuan rrjetet sociale nga COVID19.

Bizneset sot kanë mundësi që jo vetëm ti shesin produktet/shërbimet e tyre por edhe të orientojnë konsumatorët drejt tyre. Nëse deri dje ishte e pamundur që t’ja perezantonim produktet/shërbimet tona sot në mënyrë të pashmangshme ata mund të jenë të ekspozuar ndaj asaj që ne shesim. Po si?

Përgjigja është një e vetme: INFLUENCERAT. Nuk janë të paktë personat e rëndësishëm të ashtuquajtur influencer të cilët mund të reklamojnë produktet/shërbimet tona duke krijuar kështu një fluks të pashmangshëm klientësh drejt biznesit tonë. Mjafton të zgjedhim influencerin e duhur bëhuni gati të shisni sepse një numër i madh klientësh do të fillojnë të trokasin në derën tuaj.

  • RRJETET SOCIALE – QENDRAT E REJA TREGTARE

Nëse përpara 2020 bënim pazar në qendra tregtare sot mjafton të hapësh cilindo rrjet social. Biznese nga më të ndryshmet zhvillojnë veprimtarinë e tyre online pa patur nevojën e një dyqani fizik apo të kontaktit të drejtpërdrejtë me klientin. Mjafton që klientët të hapin rrjetet e tyre sociale dhe do të gjenden në mënyrë të pashmangshme përpara bizneseve tona online. Mjafton që ti bëjmë faqet e bizneseve online tërheqëse për klientin jo vetëm nga ana estetike por edhe nga cilësia e produkteve/shërbimeve që ofrojmëm. Nëse krijojmë një biznes me paraqitje serioze online është e sigurtë që heret ose vonë do të tërheqim klientelën e duhur drejt biznesit tonë.

  • AMAZON – NO NEED

Keni provuar blini diçka në faqet e mëdha ndërkombëtare të cilën nuk mund ta gjeni në Shqipëri por e keni lënë fare për shkak të kostove të larta  të transportit ose taksave të larta doganore të cilat duhen paguar në postë? Të gjithëve na ka ndodhur. Por, siç thonë nuk ka problem pa zgjidhje. Emigrantët tonë sjellin çdo lloj produkti të cilin ne nuk e gjejmë dot në Shqipëri. Mjafton ti porosisim nëpërmjet faqeve online që kanë hapur. Ata i porosisin për ne dhe na i nisin. Kështu eleminojmë kostot marramendëse të transportit dhe taksat doganore. Falë emigrantëve Shqiptarë kudo ne mund të aksespjmë çdo lloj produkti. Kështu që nëse je emigrant dhe do të hapësh një biznes të ri mendojeni një herë si mundësi të sillni në shqipëri produkte të cilat ne nuk mund ti arrijmë ndryshe.

  • CASH – NO LIMITS

Dihet që ekonomia informale në Shqipëri është përtej çdo imagjinate. Për bizneset në Shqipëri është më shumë e mundur që të punojnë nëse do të arkëtojnë CASH sesa nëse do të arkëtojnë me bankë. Po si ja bëjnë bizneset këto kohë ku pothuajse çdo gjë shitet online? Thjesht klientët paguajnë posierin për mallin dhe bizneset i arkëtojnë paratë tek posta. Kompanitë postare që ofrojnë këto lloj shërbimesh janë shtuar me shtimin e bizneseve online, madje duke ofruar shërbime jo vetëm ne Shqipëri por edhe në diasporë. Për çdo biznes në Shqipëri është e rëndësishme të bashkëpunojë me kompani të tilla pasi kjo gjë shton volumin e punës falë lehtësimeve që këto kompani sjellin për klientët.

7 HAPA PËR NDËRTIMIN E NJË PLANI BIZNESI

Hapi 1: Përmbledhja ekzekutive

Përbledhja Ekzekutive përbën kapitullin e parë të Planit tuaj të Biznesit dhe përshkruan shkurtimisht pikat kryesore të planit tuaj. Qëllimi këtu është të shpjegoni se çfarë bën kompania juaj dhe pse do të jetë e suksesshme. Përfshini një deklaratë të misionit të kompanisë (d.m.th., cili është qëllimi juaj përfundimtar si biznes, në vetëm një ose dy fjali.)

Hapi 2: Përshkrimi i biznesit

Ky seksion përbën pjesën kryesore të planit tuaj të biznesit. Në këtë seksion, ju do të hyni në më shumë detaje se çfarë bën kompania juaj dhe cilat zgjidhje mund të sjellë në treg. Në këtë seksion, duhet të tregoheni specifik dhe të detajoni se çfarë produkti ose shërbimesh doni të ofroni dhe cilët klientë po synoni. Përfshini një histori të shkurtër të kompanisë suaj dhe përmendni çdo avantazh konkurues që keni në kompani.

Hapi 3: Analiza e tregut

Në këtë seksion, ju do të detajoni tregun ku do të konkurroni. Ku janë mundësitë më të mira në tregun tuaj? Çfarë është tregu? Kush janë konkurrentët tuaj? Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të tyre? Cili është produkti ose shërbimi kryesor në treg dhe çfarë po bëni për të përmirësuar produktet ose shërbimet kryesore të tregut? Investitorët duan të punojnë me kompani që bëjnë diferencën dhe ata do të duan të dinë se çfarë e diferencon biznesin tuaj nga të tjerët. Në këtë pjesë të planit të biznesit ju mund të tregoni pikërisht pse vleni më shumë se të tjerët.

Hapi 4: Organizimi i kompanisë

Si do të funksionojë kompania juaj dhe cilët do të jenë vendimmarrësit kryesorë? Si do të strukturohet ligjërisht kompania? Cila është hierarkia e menaxhimit? Kush e ka pronësinë e kompanisë dhe në çfarë përqindjeje? Këto janë pyetjet kryesore që do t’ju duhet të përgjigjeni në pjesën e organizimit të kompanisë të planit tuaj të biznesit.

Hapi 5: Produktet ose shërbimet e ofruara

Çfarë do të prodhojë kompania juaj dhe si do të përfitojë ajo nga klientët? Çfarë lloj kërkimi dhe zhvillimi keni vendosur tashmë në kompaninë tuaj dhe çfarë rezultatesh po merrni – dhe çfarë prisni? Gjithashtu, si do t’i tregtoni klientët produktin ose shërbimin tuaj? Këto janë pyetjet që do t’ju duhet të përgjigjeni në këtë pjesë.

Hapi 6: Perspektiva financiare

Në këtë seksion, do t’ju duhet të paraqisni parashikimet tuaja financiare për kompaninë tuaj. Nëse kompania juaj është tashmë në funksionim, rendisni çdo deklaratë të të ardhurave dhe numrat e rrjedhës së parave për disa vitet e fundit, nëse është e mundur. A keni ndonjë hua të pashlyer? Si duket bilanci juaj? Cilat janë parashikimet tuaja tremujore duke shkuar përpara? Financuesit e ndërmarrjeve e konsiderojnë këtë seksionin më të rëndësishëm të planit tuaj të biznesit, kështu që jini të plotë dhe sa më të saktë që të jetë e mundur në paraqitjen e të dhënave financiare para lexuesve tuaj – ata do të derdhen mbi çdo fjalë dhe çdo shifër për të gjykuar nëse ka një mundësi të mirë biznesi këtu apo jo.

Hapi 7: Përmbledhje

Mbyllni planin tuaj të biznesit me një “gjuajtje” për financim dhe renditni të gjitha të dhënat mbështetëse, tabelat dhe grafikët që mbështesin “gjuajtjen” tuaj. Bëni të qartë atë që po kërkoni financiarisht nga financuesit – kapital, një partneritet apo një hua. Jepni një vlerësim të fondeve që ju nevojiten dhe sqaroni nëse jeni të hapur për negociata. Një kompani që e di se sa para i duhen do të konsiderohet serioze dhe do të trajtohet si e tillë nga financuesit dhe financuesit.

KRIJONI NJË PLAN BIZNESI

Të gjithë sipërmarrësit e rinj ndërtojnë biznese të bazuar mbi dëshirat, pasionet apo talentet e tyre, por jo rrallëhere harrojnë të planifikojnë. Kjo sepse shpesherë duket e fazë e parëndësishme ose duket sikur ngadalëson fillimin e shumëpritur të punës në bizneset e reja.

Po pse duhet të planifikojmë?

Tre janë arsyet kryesore:

Së pari, hartimi i një plani biznesi ndihmon në caktimin e qëllimit dhe objektivave të biznesit duke i bërë ato më të arritshme. Duke përcaktuar qëllimet dhe objektivat e biznesit që në krye të herës  ne dimë ku duam të arrijmë dhe mund të drejtojmë përpjekjet tona drejt përmbushjes së tyre.

Së dyti, plani i biznesit ju ndihmon të “shtroni rrugën” në të cilën do të ecë biznesi juaj. Kur bëni një plan biznesi përcaktoni në mënyrë të qartë politikat që do ndiqni, strategjinë marketing dhe buxhetin. Kjo do t’ju ndihmojë të dini në çdo moment çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë në situata të ndryshme, Nuk do të jeni konfuz dhe nuk do të bëni gabime në rrugën e suksesit të biznesit tuaj nëse që në fillim vendosni rrugën që duhet të ndiqni.

Së fundmi, dëshirës për të hapur një biznes të ri i duhet dhënë një pikpamje realiste. Para se të hapim një biznes të gjithë mendojmë mbi kostot që do kemi apo mbi të ardhurat që do të përfitojmë. Pothusje gjithmonë kostot tejkalohen dhe të ardhurat janë më të ulta nga sa i kishim menduar fillimisht. Për këtë arsye duhet të krijohet një buxhet “me laps e me letër” realist në mënyrë të tillë që të dimë çfarë të presim dhe ti shmangemi situatave “shto ujë e shto miell”.

Mos harroni, hartimi i planit të biznesit është më i lehtë se sa duket dhe tejmase i rëndesishëm. Ju mund ta bëni vetë shumë kollaj, pa qënë nevoja për të qenë profesionist. Për të mësuar si ndërtohet ai ndiqni postimet tona të shtunave në vijim.

BUSINESS IS BUSINESS

Jo më kot  këshilla e parë që po ju japim është ndarja e informacionit të biznesit nga ai personal. Biznesi i vogël shpeshherë ka tendencën të mbajë të bashkuara informacionin e biznesit me atë personal. Kjo gjë con në krijimin e informacionit financiar dhe jo financiar të ngatërruar duke e bërë atë të pakuptueshëm nga palët e jashtme dhe të brendshme të biznesit. Ky informacion i ngatërruar çon në keqmenaxhimin e biznesit tuaj sepse nuk do arrini të kuptoni nëse aktivitetet e biznesit sjellin përfitim apo jo. Konsiderojeni Biznesin tuaj të Vogël një anëtar më shumë në familjen tuaj i cili ka “jetën” e tij.

Për të arritur ndarjen e informacionit të biznesit nga informacioni personal veproni si më poshtë:

  • krijoni llogari bankare të biznesit dhe përdoreni atë vetëm për biznesin;
  • mbani të rregullta dokumentat e biznesit duke filluar nga NIPT, kontratat, faturat e blerjes dhe shitjes etj;
  • mbajini dokumentat e biznesit në ambientet e biznesit tuaj (jo në shtëpi, jo në zyrat e kontabilistit tuaj). Në këtë mënyrë ato nuk do t’ju humbin dhe do jeni gjithmonë gati në rastet e kontrolleve tatimore;
  • Në ambientet e biznesit mbani vetëm asete/mallra që i përkasin biznesit. Karrigia, tavolina, kompjuterat apo pikturat në mur duhet të jenë të blera me fatura ose të përfituara me dokumenta të tjera pronësie ekskluzivisht për biznesin tuaj. Çdo aset apo mall që nuk i përket biznesit tuaj përveçse është e paligjshme të mbahet në ambientet e biznesit tuaj krijon edhe ngatërresë në kuptimin e biznesit dhe pasurisë së tij si një njësi e ndarë nga individi ligjërisht dhe financiarisht.
  • Mbani një regjistër dhe shënoni çdo ditë aktivitetet e biznesit tuaj të tilla si: blerje, shitje, dokumente, borxhe të dhëna apo të marra etj. (nëse doni një model jua sigurojmë ne). Kështu do ta dini në çdo kohë gjendjen financiare dhe jofinanciare të biznesit tuaj.

Merrni një dosje, uluni tani dhe ndiqni hapat e sipërpermendura. Do fillojë ndryshimi i biznesit tuaj nga sot, na besoni për këtë.

E SHTUNA E BIZNESIT TË VOGËL

Kemi vendosur që dita e shtunë në rrjetet sociale të AK Consulting t’i dedikohet Biznesit të Vogël. Si një aleat dhe mbështetës i Biznesit të Vogël do t’ju ndihmojmë të keni një biznes të shëndoshë financiarisht dhe jo vetëm. Ndiqni këshillat tona çdo të shtunë dhe na kontaktoni nëse do të keni nevojë për mbështetje shtesë.

Ne mbështesim biznesin e vogël, ne mbështesim ëndrrat tuaja.

AK CONSULTING