About

AK CONSULTING ofron shërbime të ndryshme dhe gjithëpërfshirëse për biznesin të tilla si: shërbime kontabiliteti, financiare, fiskale, auditim i brendshëm dhe marketing dixhital.

Firma synon ti japi një qasje më personale fushës së financës dhe kontabilitetit duke hequr barrierat me klientin dhe duke personalizuar shërbimet për çdo klient. Kjo gjithmonë duke pasur në fokus mbrojtjen e interesave të klientit.

Duke ndërthurur ekspertizën teknologjike të ditëve të sotme me njohuritë dhe eksperiencën e punonjësve tanë ne kemi zhvilluar dhe përmirësuar metodat tona të punës dhe proçedurat e brendshme me synim të vetëm: Ofrimin e një shërbimi gjithëpërfshirës dhe efiçent për klientët tanë.

Ne ofrojmë fleksibilitet dhe zbatojmë qasje individuale për secilin klient, duke optimizuar efikasitetin e kontabilitetit, financave dhe detyrimeve të tyre tatimore në përputhje me natyrën e biznesit të tyre.

MISIONI

Misioni ynë është të sigurojmë një kuptim të thellë të aktiviteteve të klientëve tanë në mënyrë që t’i ofrojmë secilit prej tyre një zgjidhje optimale për të përmirësuar biznesin e tyre. Filozofia jonë përqendrohet kryesisht në kënaqësinë e klientit, bazuar në integritetin pa kompromis (themeli i kompanisë tonë).

VIZIONI

Ne jemi të vendosur të ofrojmë shërbime me vlerën dhe cilësinë më të mirë në të gjithë tregun Shqiptar. Për të përmbushur pritjet e klientëve tanë, ne sigurohemi që të gjenerojmë entuziazëm dhe të përgjigjemi me përpjekje shtesë në adresimin e nevojave të klientëve tanë. Premtimi ynë është që t’i përgjigjemi çdo kërkese të klientit menjëherë, dhe të kthejmë çdo telefonatë apo email.

Ne inkurajojmë punonjësit tanë të jenë të hapur dhe të sinqertë me klientët tanë. Ne vazhdimisht kërkojmë mënyra të reja dhe më të mira për të përmirësuar marrëdhëniet tona të biznesit. Me suksesin dhe punën tonë të vazhdueshme, ne tani shohim që vizioni ynë është bërë realitet! Sidoqoftë, ne nuk lodhemi së përmirësuari veten dhe biznesin tonë. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë vlerat tona thelbësore dhe të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet më të mira të kontabilitetit dhe financës në treg.