KRIJONI NJË PLAN BIZNESI

Të gjithë sipërmarrësit e rinj ndërtojnë biznese të bazuar mbi dëshirat, pasionet apo talentet e tyre, por jo rrallëhere harrojnë të planifikojnë. Kjo sepse shpesherë duket e fazë e parëndësishme ose duket sikur ngadalëson fillimin e shumëpritur të punës në bizneset e reja.

Po pse duhet të planifikojmë?

Tre janë arsyet kryesore:

Së pari, hartimi i një plani biznesi ndihmon në caktimin e qëllimit dhe objektivave të biznesit duke i bërë ato më të arritshme. Duke përcaktuar qëllimet dhe objektivat e biznesit që në krye të herës  ne dimë ku duam të arrijmë dhe mund të drejtojmë përpjekjet tona drejt përmbushjes së tyre.

Së dyti, plani i biznesit ju ndihmon të “shtroni rrugën” në të cilën do të ecë biznesi juaj. Kur bëni një plan biznesi përcaktoni në mënyrë të qartë politikat që do ndiqni, strategjinë marketing dhe buxhetin. Kjo do t’ju ndihmojë të dini në çdo moment çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë në situata të ndryshme, Nuk do të jeni konfuz dhe nuk do të bëni gabime në rrugën e suksesit të biznesit tuaj nëse që në fillim vendosni rrugën që duhet të ndiqni.

Së fundmi, dëshirës për të hapur një biznes të ri i duhet dhënë një pikpamje realiste. Para se të hapim një biznes të gjithë mendojmë mbi kostot që do kemi apo mbi të ardhurat që do të përfitojmë. Pothusje gjithmonë kostot tejkalohen dhe të ardhurat janë më të ulta nga sa i kishim menduar fillimisht. Për këtë arsye duhet të krijohet një buxhet “me laps e me letër” realist në mënyrë të tillë që të dimë çfarë të presim dhe ti shmangemi situatave “shto ujë e shto miell”.

Mos harroni, hartimi i planit të biznesit është më i lehtë se sa duket dhe tejmase i rëndesishëm. Ju mund ta bëni vetë shumë kollaj, pa qënë nevoja për të qenë profesionist. Për të mësuar si ndërtohet ai ndiqni postimet tona të shtunave në vijim.

Leave a comment