BUSINESS IS BUSINESS

Jo më kot  këshilla e parë që po ju japim është ndarja e informacionit të biznesit nga ai personal. Biznesi i vogël shpeshherë ka tendencën të mbajë të bashkuara informacionin e biznesit me atë personal. Kjo gjë con në krijimin e informacionit financiar dhe jo financiar të ngatërruar duke e bërë atë të pakuptueshëm nga palët e jashtme dhe të brendshme të biznesit. Ky informacion i ngatërruar çon në keqmenaxhimin e biznesit tuaj sepse nuk do arrini të kuptoni nëse aktivitetet e biznesit sjellin përfitim apo jo. Konsiderojeni Biznesin tuaj të Vogël një anëtar më shumë në familjen tuaj i cili ka “jetën” e tij.

Për të arritur ndarjen e informacionit të biznesit nga informacioni personal veproni si më poshtë:

  • krijoni llogari bankare të biznesit dhe përdoreni atë vetëm për biznesin;
  • mbani të rregullta dokumentat e biznesit duke filluar nga NIPT, kontratat, faturat e blerjes dhe shitjes etj;
  • mbajini dokumentat e biznesit në ambientet e biznesit tuaj (jo në shtëpi, jo në zyrat e kontabilistit tuaj). Në këtë mënyrë ato nuk do t’ju humbin dhe do jeni gjithmonë gati në rastet e kontrolleve tatimore;
  • Në ambientet e biznesit mbani vetëm asete/mallra që i përkasin biznesit. Karrigia, tavolina, kompjuterat apo pikturat në mur duhet të jenë të blera me fatura ose të përfituara me dokumenta të tjera pronësie ekskluzivisht për biznesin tuaj. Çdo aset apo mall që nuk i përket biznesit tuaj përveçse është e paligjshme të mbahet në ambientet e biznesit tuaj krijon edhe ngatërresë në kuptimin e biznesit dhe pasurisë së tij si një njësi e ndarë nga individi ligjërisht dhe financiarisht.
  • Mbani një regjistër dhe shënoni çdo ditë aktivitetet e biznesit tuaj të tilla si: blerje, shitje, dokumente, borxhe të dhëna apo të marra etj. (nëse doni një model jua sigurojmë ne). Kështu do ta dini në çdo kohë gjendjen financiare dhe jofinanciare të biznesit tuaj.

Merrni një dosje, uluni tani dhe ndiqni hapat e sipërpermendura. Do fillojë ndryshimi i biznesit tuaj nga sot, na besoni për këtë.

Leave a comment